Data të rëndësishme!

Rikujtojmë taksapaguesit e Tatimit në Pronë për datat e rëndësishme, për të cilat ata duhet t’i marrin në konsideratë për të kryer obligimet e tyre. Duke u përgjigjur obligimeve me kohë, njëkohësisht ju evitoni edhe grumbullimin e borxheve. Për info më të detajuara, klikoni linkun më poshtë:

Nëse fatura juaj nuk ka arritur me postë

Nëse fatura juaj e tatimit në pronë nuk ka arritur me postë, ju lutemi vizitoni zyrën e tatimit në pronë në komunën tuaj për ta marrë atë. Nëse keni regjistruar pronën tuaj me numër personal, ju gjithmonë mund të qaseni në faturë online. https://tatimineprone-rks.org/sherbimet-elektronike/

Data e fundit për ankesë

Dita e fundit për të dorëzuar një ankesë në lidhje me tatimin tuaj në pronë është 31 Mars. Nëse gjeni ndonjë gabim në faturën tuaj të tatimit në pronë, përdorni formën e ankesave të disponueshme në uebfaqen tonë. Dorëzojeni atë në zyrën e tatimit në pronë të komunës tuaj kur të jetë plotësuar.

Kontrolloni faturën tuaj

Për t’u siguruar që jeni tatimuar saktë, ju duhet të kontrolloni disa gjëra në faturën tuaj të tatimit në pronë dhe dokumentet e tjera. Së pari, sigurohuni që të gjitha parcelat dhe objektet tuaja të jenë përfshirë në një faturë. Pastaj, kontrolloni hisen tuaj, sipërfaqen dhe kategorinë e vlerës për secilin objekt dhe parcelë që … Read more

Data e fundit për korrigjime

Data 31 Tetor është dita e fundit për të kërkuar korrigjime në mënyre që të siguroheni që ato të merren parasysh në faturën e tatimit në pronë vitin e ardhshëm. Kontrolloni faturën tuaj të fundit për të parë nëse është e saktë (kontrolloni sipërfaqen, kategorinë e vlerës, hisen etj). Gjithashtu mbani mend: Regjistroni ndryshimet në … Read more

E rëndësishme për zbritjen e banimit primar

Mos e humbsni zbritjen për banim primar! Për të përfituar zbritjen për banim primar 2022 dhe tutje, ju duhet të regjistroni pronën tuaj me numër personal. Sjellni letërnjoftimin me vete në zyrën komunale të tatimit në pronë për t’u regjistruar. Përdorni formën për vet-deklarim për të regjistruar pronën tuaj. Zbritja për banim primar është 15.000 … Read more

Regjistroni numrin tuaj personal për të përfituar zbritjen për banim primar

Mos e humbsni zbritjen për banim primar! Për të përfituar zbritjen për banim primar 2023 dhe tutje, ju duhet të regjistroni pronën tuaj me numër personal. Sjellni letërnjoftimin me vete në zyrën komunale të tatimit në pronë për t’u regjistruar. Përdorni formën për vet-deklarim për të regjistruar pronën tuaj. Zbritja për banim primar është 15.000 … Read more

E-Fatura tanimë e qasshme në eKosova!

If you have registered your property with your personal numer you can access your property tax bill and more online

Së pari ju kërkojmë falje dhe mirëkuptim për mos-funksionim e shërbimit të E-Faturës tash e disa kohë. Megjithatë, ju njoftojmë se tanimë shërbimi i E-Faturës është në dispozicion online, dhe ju mund t’i shtypni faturat e juaja me anë të platformës shtetërorë E-Kosova! Për më shumë informata rreth regjistrimit në platformë, ju lutem klikoni këtu. … Read more