Mos rrezikoni gjoba!

Sigurohuni që ju dhe prona juaj të jenëtë regjistruar saktë që të shmangni pagesën e gjobave.

Ju duhet të regjistroni posedimin tuaj të një prone saktë nëregjistrat e tatimit në pronë. Ju gjithashtu duhet të regjistroni ndryshimet në shfrytëzim tëpronës, si dhe zgjerimet në pronë.

Ju gjithashtu duhet të lejoni zyrtarët komunal që të hyjnë brenda për inspektim të pronës tuaj. Nëse nuk e bëni këtë, do të duhet të paguani gjobë.

Ju duhet të regjistroni:

Mund të zbatohen gjobat në vijim

  • Gjoba për mos-regjistrim të një prone – 30% të tatimit të llogaritur.
  • Gjobë për refuzim të inspektimit të një prone – 30 % të tatimit të llogaritur.
  • Gjobë për mos-deklarim të ndryshimeve në pronë – 200% të dallimit në tatim të llogaritur.
  • Gjobë për më shumë se një banim primar – 100 Euro në secilën komunë

Neni 35 i Ligjit Nr. 06/L – 005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme