Është e rëndësishme të siguroheni që të merrni një specifikim të tatimit të vlerësuar për të gjitha pronat e juaja.

Nëse nuk keni pranuar Specifikim të tatimit të vlerësuar për të gjitha pronat tuaja, mund të jenë katër arsye për këtë:
- Nëse është parcelë bujqësore (këto nuk tatimohen deri më 2019 ose 2020)
- Detyrimet totale tuaja tatimore në atë komunë specifike janë më pak se 3 €.
- Komuna nuk e ka një adresë të saktë se ku të dërgohet Specifikimi i tatimit të vlerësuar. Kjo përbën posaqërisht rrezik për parcela pa objekte (ndërtesa).
- Ju nuk jeni të regjistruar saktë si pronar/posedues i pronës.
Nëse nuk keni pranuar një specifikim për të gjitha parcelat dhe objektet tuaja, ju lutemi vizitoni zyrën tuaj të tatimit në pronë për të:
- Marrë një specifikim (përveç nëse tatimi është nën 3 € ose ajo është parcelë bujqësore).
- Regjistruar numrin tuaj personal për të gjitha pronat për të shmangur këtë problem në të ardhmen.
- Regjistroheni si tatimpaguesi përgjegjës për pronën.
Kjo është shumë e rëndësishme, pasiqë ju jeni përgjegjës për të paguar tatimin për të gjitha pronat (parcelat dhe objektet) që i zotëroni apo posedoni. Gjobat dhe interesi do të ngarkohen mbi të gjitha tatimet e papaguara, pavarësisht nëse ju është dorëzuar fatura apo jo.