Ju mund të shihni të gjitha zonat e vlerës dhe nivelet e vlerës në harta të zonave të vlerës.
Për prona që janë vlerësuar sipas ligjit të ri të tatimit në pronë, zonat e vlerave dhe nivelet e vlerave prezantohen në harta të zonave të vlerave.

Gjatë vitit 2020, ju mund të shikoni hartat e zonave të vlerës për:
- Parcela në të gjitha kategoritë e vlerës
- Objektet bujqësore
- Objektet rezidenciale
Hartat e zonave të vlerës tregojnë se si dallon vlera për metër katror varësisht nga lokacioni. Në të gjitha komunat ekzistojnë disa zona te vlerës me nivele të vlerës të ndryshme (vlerë për metër katror). Zakonisht nivelet e vlerës rriten sa më afër një qendre të qytetit është prona.
Hartat e shtypura janë në dispozicion në komunën tuaj, hartat digjitale në këtë uebfaqe.