Vlerësimi zakonisht bëhet çdo tre vite. Nëse një prone i nënshtrohet ndryshimeve, mund të bëhet një vlerësim më herët. Ekzistojnë dy lloje të vlerësimit, Vlerësimi i përgjithshëm dhe Vlerësimi plotësues.
Ky artikull spjegon se kur bëhet vlerësimi.
Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të vlerësimit:
- Vlerësimi i përgjithshëm – për të gjitha pronat e një kategorie specifike
- Vlerësimi plotësues – për pronat që i nënshtrohen ndryshimeve

Vlerësimi i përgjithshëm
Vlera e vlerësuar duhet të reflektoj vlerën e tregut. Për të marrë parasysh ndryshimet përgjatë kohës në vlerën e tregut, bëhet një vlerësim i përgjithshëm çdo 3 ose 5 vite.

Në një vlerësim të përgjithshëm, vlerësohen të gjitha pronat në një kategori specifike të pronës. Në këtë vlerësim përcaktohen Zonat e vlerës dhe nivelet e vlerës. Nivelet e vlerës tregojnë vlerën për metër katror brenda një zone specifike të vlerës.
Vlera e vlerësuar, e përcaktuar gjatë një vlerësimi të përgjithshëm, është e vlefshme deri në vlerësimin e përgjithshëm të radhës – përveç nëse prona pëson ndryshime. Kjo domethënë që për shumicën e pronave, vlera e vlerësuar do të jetë e vlefshme për tri vite.
Vlerësimi i përgjithshëm është planifikuar të bëhet si në vijim:
2018 | Të gjitha parcelat në të gjitha kategoritë e pronës Objektet bujqësore |
2019 | Parcelat dhe objektet rezidenciale |
2020 | Parcelat dhe objektet komerciale Parcelat dhe objektet industriale |
2021 | Parcelat dhe objektet bujqësore Pyjore |
2022 | Rezidenciale – të gjitha parcelat dhe objektet |
…vlerësimet e ardhshme sipas intervaleve në ligj. |
Vlerësimi plotësues
Për të marrë parasysh ndryshimet në një pronë specifike, mund të bëhet një vlerësim plotësues mes dy vlerësimeve të përgjithshme.
Në vlerësim plotësues vlerësohen vetëm pronat e reja dhe pronat të cilat i janë nënshtruar ndryshimeve. Vlerësimi plotësues do të bëhet secilin vit mes dy vlerësimeve të përgjithshme. Në vlerësim plotësues zbatohen të njëjtat nivele të vlerës sikur në vlerësimin e fundit të përgjithshëm.
Arsyet për vlerësim plotësues
Ndryshimet në një pronë mund të shpien në një vlerësim plotësues të pronës para se të ndodh vlerësimi në masë i radhës.
Arsye për një vlerësim plotësues mund të jenë si në vijim:
- Pronë e re (për shembull ndarja ose bashkimi i një parcele, ndërtimi i një objekti të ri)
- Ndryshimi i shfrytëzimit të pronës në fjalë
- Zgjerimet që mund të ndikojnë në vlerë më shumë se 5,000 €
- Përmirësime substanciale që ndikojnë në vlerë më shumë se 5,000 €
- Investime të tjera që ndikojnë në vlerë më shumë se 5,000 €
- Dëmtime në pronë që ndikojnë në vlerë më shumë se 5,000 €
Si tatimpagues përgjegjës, ju jeni të obliguar të raportoni ndryshimet përmes një forme për Vetë-deklarim.