Tatimi në tokë

Nga viti 2019, fatura juaj e tatimit në pronë do të përfshij edhe tatimin në parcela. Për të evituar rritje të larta të papritura të tatimit, tatimi në tokë do të implementohet gradualisht.

Për të evituar rritje të larta të papritura të tatimit, tatimi në tokë do të implementohet gradualisht…

Tatimi në tokë është futur më 2019 për parcela në kategoritë e pronave pyjore, rezidenciale, komerciale dhe industriale. Për parcela bujqësore, futja e tatimit në tokë është shtyrë në pritje të identifikimit të parcelave të kultivuara pasiqë ato do të lirohen nga tatimi.

Tatimi bazohet në vlerën e vlerësuar të parcelave. Vlera e vlerësuar reflekton vlerën e tregut dhe ajo përcaktohet përmes një vlerësimi zyrtar gjithështetëror.

Tatimi në tokë implementohet gradualisht, në mënyrë që të shmangen rritjet e papritura të mëdha të tatimit për t’u paguar. Kjo do të bëhet përmes një zbritje e përgjithshme gjatë përcaktimit të vlerës së taksueshme.

Normat tatimore përcaktohen nga Asambleja komunale.

Referenca ligjore: Neni 10 i Ligjit No. 06/L-005 për Tatimin Mbi Pronë të Paluajtshme.