Regjistroni numrin tuaj personal

Duke regjistruar numrin tuaj personal në Regjistrat e tatimit në pronë, ju do të keni përfitime si mundësinë për të shfrytëzuar shërbimet elektronike dhe marrjen e vetëm një fature për të gjitha pronat në një komunë.

Autoritetet e tatimit në pronë synojnë që të jenë moderne dhe efikase. Regjistrimi i numrit personal shpie në efikasitet dhe informata më të sakta dhe të besueshme në regjistra.

Për ju si tatimpagues, ka shumë përfitime nga regjistrimi i numrit personal në regjistrat e tatimit në pronë:

  • Përfitim nga zbritja për vendbanimin parësor.
  • Vetëm një faturë për të gjitha pronat tuaja në një komunë, e cila dërgohet në një adresë.
  • Vetëm një komision në bankë kur të paguani tatimin në pronë për të gjitha pronat tuaja brenda komunës së njëjtë.
  • Reduktimi i rrezikut nga pagesa e gjobat dhe interesit për shkak të mos-dorëzimit të faturës tek ju.
  • Më pak rrezik të faturave të dyfishta për pronën e njëjtë.
  • Përfitimi nga shfrytëzimi i shërbimeve tona elektronike. Në këtë mënyrë, ju mund të qaseni në të gjitha faturat dhe certifikatat tuaja kurdo që doni dhe pavarësisht nëse keni prona në shumë komuna apo jetoni jashtë. 
Nëse keni regjistruar pronën tuaj me numër personal, ju mund të qaseni në faturën tuaj të tatimit në pronë dhe më shumë online.