Kategoria e vlerës

Të gjitha pronat janë klasifikuar në kategori të ndryshme të vlerës bazuar në atë se si shfrytëzohet prona. Kategoria e vlerës reflekton shfrytëzimin aktual të pronës tani. Nëse ndryshoni shfrytëzimin, ketë duhet ta raportoni brenda 30 ditëve.

Të gjitha pronat janë klasifikuar në kategori të ndryshme të vlerës bazuar në atë se si shfrytëzohet prona. Për parcela, ekzistojnë 16 kategori të vlerës dhe për objekte 23. Secila kategori e vlerës i përket një prej 5 kategorive të pronës. 

Kategoria e vlerës reflekton shfrytëzimin aktual të pronës tani. Nëse ndryshoni shfrytëzimin e pronës tuaj, ju duhet ta raportoni këtë në Zyrën Komunale të Tatimit në Pronë brenda 30 ditëve nga ndryshimi i shfrytëzimit, por jo më vonë se 30 Nëntor të vitit para vitit tatimor. Shfrytëzoni formën Vetë-deklarim për ndryshimin e shfrytëzimit të pronës.

Të gjitha parcelat janë klasifikuar në një prej kategorive të vlerës më poshtë nga viti 2018.

Objektet do të klasifikohen në një prej kategorive të vlerës më poshtë kur të bëhet vlerësimi i përgjithshëm. Kjo do të bëhet si në vijim:

  • Për objekte bujqësore prej 2018.
  • Për objekte banuese prej 2019.
  • Për objekte komerciale dhe industriale prej 2020.

Kategoritë e vlerës për objektet e përcaktuara në përputhje me kornizën e vjetër ligjore të tatimit në pronë janë në dispozicion këtu.

Rregullat e klasifikimit

  • Klasifikimi kryesisht është i bazuar në atë se si shfrytëzohet prona
  • Nëse shfrytëzimi aktual nuk mund të përcaktohet, Zyra e Tatimit në Pronë klasifikon pronën bazuar në shfrytëzimin e planifikuar.
  • Nëse as shfrytëzimi aktual as i planifikuar nuk mund të përcaktohet, objekti klasifikohet si shtëpi familjare dhe parcela klasifikohet si parcelë për shtëpi familjare.

Nëse një pronë shfrytëzohet për më shumë se një qëllim, ajo trajtohet në mënyrën në vijim:

  • Nëse sipërfaqja për scilin qëllim mund të përcaktohet lehtësisht, prona ndahet në njësi të veçanta me kategori të ndryshme të vlerës.
  • Nëse sipërfaqja për secilin qëllim nuk mund të përcaktohet lehtë, prona klasifikohet bazuar në shfrytëzimin e pjesës më të madhe të saj.

Klasifikimi bëhet nga komunat. Megjithatë, klasifikimi i parë i parcelave është bërë nga Ministria e Financave, Departamenti i Tatimit në Pronë. Për të parë se si është bërë kjo shihni “Klasifikimi i parë i parcelave”.

Nëse klasifikimi nuk është në përputhje me atë se si e shfrytëzoni parcelën aktualisht, ju lutemi kontaktoni komunën tuaj për të bërë korrigjimet. Lexoni më shumë rreth ankesave dhe kërkesës për korrigjime këtu.

Referenca ligjore: Neni 8 i Ligjit Nr. 06/L-005 Mbi Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe Neni 3 i Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2018 mbi Metodologjinë e Vlerësimit.