Ankesat dhe Kërkesa për korrigjime

Ju lutemi mbani mend!

Për vitin 2020, dita e fundit për të dorëzuar ankesë është shtyrë, për shkak të situatës me Covid-19 dhe problemeve me lëshim, dhe shpërndarje të faturave të tatimit në pronë.

Dita e fundit për ankesa për vitin 2020: 31 Maj (në vend të 31 Mars).


Nëse gjeni diçka gabim në Faturën e tatimit në pronë apo Certifikatën e vlerës së vlerësuar, ju keni të drejtë të dorëzoni një ankesë apo një kërkesë për korrigjime. Për të pasur efekt në tatimin e vlerësuar të vitit aktual, ju duhet të dorëzoni ankesë apo kërkesë për korrigjim më së voni deri më 31 Mars.

Për të pasur efekt në vlerësimin tatimor të vitit aktual, ju duhet të dorëzoni një ankesë apo kërkesë për korrigjim më së voni deri më 31 Mars.

Nëse besoni që diçka në Faturën e tatimit në pronë apo në Certifikatën e vlerës së vlerësuar është e pasaktë, apo që tatimimi apo vlerësimi është bazuar në informata të pasakta, ju mund të dorëzoni një Ankesë apo Kërkesë për korrigjim.

31 Mars është një datë e rëndësisme për të pasur parasysh.

Ankesat

Data e fundit për të dorëzuar një Ankesë është 31 Mars. Ankesat të cilat miratohen do të ndikojnë tatimin e vitit aktual.

Kërkesë për korrigjim

Një kërkesë për korrigjim mund të dorëzohet në çdo kohë të vitit.

  • Nëse ajo dorëzohet më së voni më 31 Mars të vitit tatimor – ajo do të trajtohet si ankesë dhe çdo ndryshim i miratuar do të ndikoj edhe në tatimin e vlerësuat të vitit aktual.
  • Nëse ajo dorëzohet pas datës 31 Mars – çdo ndryshim i miratuar në regjistër do të ndikoj vetëm tatimin e vlerësuar për vitet në vijim.
  • Nëse ajo dorëzohet pas datës 31 Tetor – ajo do të trajtohet si ankesë për vitin e ardhshëm tatimor. ¹

Ekzistojnë 4 forma të ndryshme:

Ju mund të lexoni më shumë rreth secilës formë më poshtë.

Nëse diçka është e pasaktë në lidhje me vlerën e vlerësuar të pronës dhe kjo shpie në vlerësim të pasaktë tatimor, ju duhet të dorëzoni dy ankesa:

  • Ankesa ndaj Certifikatës së vlerës së vlerësuar (për t’u siguruar që vlera është e saktë, dhe në këtë mënyrë bazë për tatimin në pronë për vitet e ardhshme është e saktë)
  • Ankesa ndaj Faturës (për të bërë korrigjimet në lidhje me tatimin e vlerësuar të vitit aktual).

Ju lutemi vëreni që edhe nëse keni dorëzuar një Ankesë apo një Kërkesë për Korrigjim, ju prapë duhet të paguani tatimin, gjobat dhe borxhet sipas Faturës.

Dorëzimi i formave

Ju mund të dorëzoni format tuaja personalisht ose përmes shërbimit postar:

Në zyrën protokollare të komunës ku gjendet prona

Ju gjithmonë mund të dorëzoni ankesat apo kërkesat tuaja për korrigjim në zyrën protokollare të komunës, pavarësisht nëse ato duhet të trajtohen në komunë apo në Ministri të Financave.

Në zyrën protokollare të Ministrisë së Financave

Ju mund të dorëzoni ankesat tuaja në zyrën protokollare të Ministrisë së Financave në rastet në vijim:

  • Ankesa kundër Certifikatës së vlerës së vlerësuar
  • Ankesa kundër vendimit të Komunës ndaj ankesës suaj
  • Ankesa kundër akteve të tjera të lëshuara nga Ministria e Financave

¹ Tatimi i vlerësuar është bazuar në informatat në regjistra në datën e karakteristikave, e cila është 30 Nëntor. Një kërkesë për korrigjim e cila është dorëzuar pas datës 31 Tetor nuk mund të trajtohet me kohë para datës 30 Nëntor. Kjo domethënë që tatimi mund të vlerësohet bazuar në informata të vjetra, të pasakta në regjistër. Prandaj, fatura të cilën e pranoni në Janar mund të jetë e pasaktë por kërkesa juaj për korrigjim do të trajtohet si ankesë. Kjo ankesë, nëse miratohet, do të shpie në rivlerësim të tatimit sipas faturës.