Vlera e vlerësuar është informatë publike. Ju mund ta gjeni atë në shërbimin tonë elektronik ose në Zyrën e Tatimit në Pronë të komunës suaj.
Vlera e vlerësuar është informatë publike. Atë mund ta gjeni në dy mënyra:

- Përdorni shërbimin tonë elektronik
- Vizitoni Zyrën e Tatimit në Pronë në komunën ku gjendet prona.
Për vitin 2020, vlera e vlerësuar është publike për:
- Parcelat në të gjitha kategoritë e vlerës
- Objektet bujqësore
- Objektet rezidenciale
Si të përdorni shërbimin elektronik:
Për parcela ju mund të:
- Zmadhoni hartën dhe të klikoni në një parcelë specifike.
- Shtypni një numër të parcelës në fushën e numrit të parcelës.
Për objekte:
- Përzgjedhni komunën dhe zonën kadastrale.
- Klikoni në kunjin për objektin që dëshironi.
Do të shfaqen informatat në vijim:
- Vlerën e vlerësuar
- Kategorinë e vlerës
- Nivelin e vlerës
- Sipërfaqen (m2)
- Vitin e vlerësimit
- Komunën
- Zonën kadastrale
- Numrin e zonës së vlerës
- Shfrytëzimin zyrtar sipas AKK
Mbani mend ju lutemi:
Nëse ndonjë prej informatave të regjistruara për parcelën apo objektin tuaj është e pasaktë, ju duhet të merrni masa për të bërë korrigjimet. Lexoni më shumë rreth ankesave dhe kërkesës për korrigjime këtu.