Regjistroni pronën tuaj

Nëse posedoni një pronë – sigurohuni që posedimi juaj të regjistrohet në regjistrat e tatimit në pronë.

Posedimi i një prone duhet të regjistrohet në dy raste:

  • Nëse zotëroni ose posedoni një pronë e cila nuk është e regjistruar në regjistrin e tatimit në pronë kur ligji i ri të hyj në fuqi.
  • Nëse bleni apo merrni në posedim një pronë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Ju duhet të regjistroni atë brenda 30 ditëve nga dita kur keni marrë në posedim atë pronë.

Regjistrimi duhet të bëhet përmes njëvet-deklariminë komunën ku ndodhet prona. Përdorni formën Vetë-Deklarimi për Posedimin e një Prone të Re.

Ju lutemi mbani mend që rrezikoni gjoba nëse nuk e regjistroni pronën tuaj saktë.

Neni 14.3-4 i Ligjit Nr. 06/L – 005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme