Rreth faturës

Ju do të pranoni një faturë të tatimit të pronës nga secila komunë. Fatura do të dërgohet në adresën e tatimpaguesit.

Në adresën tuaj do të dërgohet:

  • Fatura aktuale, e cila paraqet një përmbledhje të shumës totale për të paguar për të gjitha pronat e përfshira në faturë
  • Specifikimi i detyrimeve tatimore. Në këtë specifikim do të specifikohen të gjitha  shumat  për secilin objekt dhe njësi të parcelës.

Ky specifikim tregon, zbritjet e zbatueshme, vlerën e tatueshme, tatimin e vlerësuar, shkallën e zbatueshme të tatimit për njësinë përkatëse.

Në specifikim ju gjithashtu do të shihni  të gjitha  borxhet ose paradhëniet e bëra për atë pronë përkatëse.

Fatura juaj e tatimit në pronë do të përfshijë të gjitha pronat (njësitë e parcelave dhe njësitë e objekteve) që ju zotëroni ose posedoni në një komunë të caktuar. Nëse keni prona në më shumë se një komunë, ju do të pranoni një faturë nga secila komunë.

Ju lutemi sigurohuni që të gjitha pronat tuaja të jenë të përfshira në faturën e specifikimit të detyrimeve tatimore. Nëse jo – atëherë kontaktoni komunën tuaj për të parë se çfarë nuk është në rregull.

Fatura do të dërgohet në adresën e tatimpaguesit, dhe jo në adresën e secilës pronë.

Pasiqë të gjitha pronat në një komunë  përmblidhen në një faturë, ju do të duhet të paguani në bankë  vetëm një tarifë.

Nëse keni nevojë për më shumë informacion në lidhje me vlerën tuaj të vlerësuar, mund të keni qasje në Certifikatën e Vlerës së Vlerësuar nga shërbimi ynë elektronik “Shtyp faturën” ose nga komuna juaj. Nëse shuma totale e pagesës është nën 3 euro,  fatura nuk do të lëshohet.

Copy link
Powered by Social Snap