Kur duhet të paguani


Pagesa për tatimin e vlerësuar është ndarë në dy këste, të cilat duhet të paguhen më 30 Prill dhe 30 Shtator. Borxhet duhet të paguhen menjëherë. Nëse pagesa juaj vonohet, ju do të duhet të paguani gjobë dhe interes.

Për të shmangur gjoba dhe interes, është e rëndësishme që të mos paguani më vonë se datat e caktuara për pagesë. Ato zakonisht janë:

  • Menjëherë – Borxhet
  • 30 Prill– Kësti i parë
  • 30 Shtator  – Kësti i dytë

Nëse Ministria e Financave apo Komunat vendosin të lëshojnë faturën më vonë se 31 Janar, datat për pagesë për këstin e parë do të shtyhen përputhshmërisht. Ju gjithmonë mund të gjeni datat aktuale në faturë.

Nëse data për pagesë bie në fundjavë, afati për pagesë shtyhet deri në ditën e radhës të punës.

Nëse pagesa juaj vonohet, ju do të duhet të paguani:

  • Një gjobë prej 10% të tatimit të papaguar.
  • Një interes prej 0,65% të tatimit të papaguar për secilin muaj të vonesës.

Paguani me kohë për të shmangur gjobat dhe interesin!

Copy link
Powered by Social Snap