Cilësia e njësisë së objektit

Gjëendja e një objekti merret parasysh duke aplikuar një koeficient të gjëendjes gjatë përcaktimit të vlerës së vlerësuar.

Gjatë vlerësimit, mirren parasysh disa karakteristika të pronës gjatë përcaktimit të vlerës. Këto quhen faktorë të vlerës. Një prej faktorëve të vlerës është gjendja.

Për secilën njësi të objektit, regjistrohet një prej standardeve të gjendjes si më poshtë. Standardi i gjendjes përzgjidhet bazuar në cilësinë fizike, moshën, mirëmbajtjen dhe renovimin e njësisë së objektit.

Secili standard i gjendjes e ka një koeficient. Ky koeficient përdoret gjatë përcaktimit të vlerës së vlerësuar. Koeficientët vendosen nga Departamenti i Tatimit në Pronë në procesin e vlerësimit, prandaj ata mund të ndryshojnë. Koeficienti i gjendjes mund të jetë i ndryshëm për secilën kategori të vlerës.

Standardet dhe koeficientët për 2018 për objekte janë si më poshtë.

Standardi i gjendjesBujqësoreTjetër
Shkëlqyeshëm/shumë mirë1.71.1
Mirë1.21.0
Mesatar10.8
Dobët0.200.6
Shumë dobët/i pashfrytëzueshëm0.100.5