Shuma për t’u paguar

Shumat që duhet të paguhen do të shfaqen qartë në faturë. Ju lutemi vini re se çdo pagesë që bëni së pari mbulon borxhet (nëse ka).

Ju do të pranoni  një faturë nga secila komunë ku ju keni prona. Të gjitha shumat në faturë janë totali  i të gjitha njësive tuaja në komunën përkatëse. Në specifikimin e detyrimeve tatimore, ju do të gjeni të gjitha shumat e specifikuara për secilën njësi.

Ju lutemi vini re se çdo pagesë që bëni do të mbulojë së pari  borxhet. Lexoni më shumë rreth shpërndarjes së pagesës këtu.

Fatura

Në kutinë e ngjyrosur të faturës suaj, ju do të gjeni shumat që duhet  paguar dhe datat e pagimit për të shmangur interesin dhe gjobat.

Shumat do të ndryshojnë nëse fatura shtypet përsëri pasi të keni kryer një pagesë, ka kaluar një datë e caktuar,  ose nëse është shtuar interesi  për shkak të pagesës së vonuar.

This image has an empty alt attribute; its file name is bill_partial.png

1) Borgjet
Kjo është shuma totale e tatimit, gjobave dhe interesit tuaj të papaguar për të gjitha njësitë tuaja. Mund të përbëhet nga:

  • Tatimi, gjoba dhe interesat e papaguara nga vitet e mëparshme.
  • Tatimi, gjobat dhe interesat e papaguara për vitin aktual – nëse fatura është shtypur pas datës së caktuar.

2) Këstet
Tatimi  juaj total i vlerësuar për vitin dhe çdo gjobë tjetër përveç gjobave për pagesë të vonuar ndahet në dy këste.
3) Totali për të paguar
Totali për të paguar është shuma  e borxhit dhe dy këstet.

Specifikimi i detyrimeve tatimore

Në specifikimin tuaj të detyrimeve tatimore, të gjitha shumat janë specifikuar për secilën prej njësive tuaja në të njëjtën komunë.

This image has an empty alt attribute; its file name is specification_wDebt-e1614355448731.png

Ju lutemi sigurohuni që të gjitha njësitë tuaja të jenë të përfshira në specifikim dhe të mos përfshijnë asnjë njësi që ju nuk e zotëroni ose posedoni.

Shumat totale në specifikimin e detyrimeve tatimore transferohen në faturë.

This image has an empty alt attribute; its file name is amount-to-pay_pic2-1024x635.png

Këtu mund të lexoni më shumë rreth specifikimit të detyrimeve tatimore .

Nëse keni një parapagim për një ose më shumë, por jo të gjitha, njësitë e përfshira në specifikimin tuaj të detyrimeve tatimore, ne ju inkurajojmë të kontaktoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë për të zbuluar saktësisht se çfarë të paguani për të shmangur gjobat dhe interesat. Lexoni më shumë këtu.

Copy link
Powered by Social Snap