Ju mund të paguani faturën tuaj në mënyra të ndryshme. Është e rëndësishme të dini që pagesa juaj mbulon së pari borxhet tuaja dhe së dyti tatimin e vlerësuar të këtij viti.
Mënyrat për të paguar
Ju mund të paguani tatimin tuaj në pronë në një prej mënyrave në vijim:
- Në një bankë të licensuar nga Banka Qëndrore e Kosovës;
- E-banking;
- Në Zyrë Postare apo institucione tjera të licensuara;
- Në komunë për shuma deri në 10 €.
Nëse jetoni jashtë vendit, ju keni alternativa të ndryshme për të paguar tatimin e pronës tuaj. Ju mund të lexoni më shumë këtu.
Shpërndarja e pagesës
Nëse fatura juaj përmban më shumë se një njësi, pagesa juaj do të shpërndahet proporcionalisht në njësitë e ndryshme.
Për secilën njësi, pagesa juaj do të shpërndahet në mënyrën në vijim:
- Borxhe ¹
- Tatimi i vitit aktual, gjobat dhe interesi
Kjo domethënë që nëse bëni një pagesë e cila nuk mbulon si borxhet nga vitet e mëhershme ashtu edhe tatimin e vlerësuar për këtë vit për të gjitha njësitë tuaja, ju do të duhet të paguani një gjobë për pagesë të vonuar këtë vit!
Shembull: Pagesa nuk mbulon edhe tatimin edhe borxhet
Supozimet
Afati për pagesë kësti i parë: 30 Prill
Gjoba: 10% e tatimit të papaguar
Interesi: 0.65% e tatimit të papaguar për muaj
Dukagjini e ka marrë faturën me infomatat në vijim:
Kësti i parë: 20 €
Kësti i dytë: 20 €
Borxhet: 10 €
Ai paguan 20 € më 30 Prill.
Pagesa do të shpërndahet në mënyrën në vijim:
Shuma për t’u paguar | Shuma e paguar | Papaguar | |
Borxhet | 10 € | 10 € | 0 € |
Kësti i parë | 20 € | 10 € | 10 € |
Pasiqë kësti i parë nuk është paguar plotësisht, Gentriti do të duhet të paguaj si në vijim:
Gjobë 10% = 1 €
Interesi 0.65% = 6.5 cent për secilin muaj të vonesës së pagesës.
¹ Nëse keni borxhe nga disa vite, Pagesa do të shpërndahet në borxhe në mënyrë kronologjike. Kjo domethënë që pagesa së pari shpërndahet tek borxhet më të vjetra.