Si bëhet vlerësimi

Vlerësimi zakonisht bëhet për të gjitha pronat në një kategori specifike në të njëjtën kohë (vlerësim në masë). Normalisht përdoret metoda e shitblerjeve krahasuese.

Si bëhet vlerësimi (5:30 min)

Ky nen përshkruan vlerësimin në masë sipas metodës së shitblerjeve krahasuese, e cila është metoda më së shumti e përdorur. Ekzistojnë edhe metoda të tjera.

Metoda e shitblerjeve krahasuese

Në këtë metodë, tregu analizohet për të gjetur zona ku çmimet janë të ngjashme për prona të krahasueshme. Këto zona quhen zona të vlerës. Kategoritë e vlerës analizohen ndarazi.

Vlerësimi është një procedurë shumë komplekse. Në mënyrë të thjeshtësuar, metoda e krahasimit të shitblerjeve mund të përshkruhet në hapat në vijim:

Klasifikimi i pronave

Të gjitha pronat klasifikohen në kategori të vlerës bazuar në atë se si shfrytëzohet prona.

Së pari klasifikohen të gjitha pronat. Arsyeja për klasifikim të pronave është që vlerat e tregut dallojnë mes llojeve të ndryshme të pronave.

Për parcela ekzisotjnë 16 lloje të katëgorive të vlerës. Për objekte, ekzistojnë 23. Secila kategori e vlerës i përket një kategorie të pronës.

Të gjitha pronat janë klasifikuar në një prej kategorive të vlerës bazuar në atë se si shfrytëzohet prona.

Ju mund te lexoni më shumë rreth asaj se si bëhet klasifikimi këtu.

Nëse klasifikimi nuk është në linjë me atë se si në realitet e shfrytëzoni pronën, ju lutemi kontaktoni komunën tuaj për të bërë korrigjimin. Këtë mund ta bëni ose përmes një ankese apo përmes një kërkese për korrigjim.

Mbledhja e të dhënave të tregut

Vlera e vlerësuar duhet të reflektoj vlerën e tregut. Për të arritur këtë, duhet të analizohet tregu. Prandaj mbledhen kontratat e shitblerjeve dhe informata tjera të tregut. Këto informata klasifikohen bazuar në kategorinë e vlerës së bashku me informatat që kanë të bëjnë me secilën pronë të analizuar.

Kontratat e shitblerjeve, informatat rreth pronave të shitura dhe informata tjera të tregut klasifikohen në kategori të ndryshme të vlerës.

Për të nxjerrë informata të sakta rreth vlerës së tregut, të gjitha shitblerjet që nuk kanë ndodhur në treg të hapur, për shembull shitblerjet mes të afërmëve, përjashtohen nga analizat e mëtutjeshme.

Analiza e informatave të tregut

Secila kategori e vlerës analizohet individualisht.

Të gjitha shitblerjet, informata tjera të tregut dhe informatat rreth tregut analizohen për të përcaktuar vlerën e tregut për pronat në kategori të ndryshme të pronave.

Në zonat ku shitblerjet janë të pakëta, ato nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar vlerën e tregut. Në këto raste, shfrytëzohen informata tjera të tregut. 

Përcaktimi i zonave të vlerës dhe niveleve të vlerës

Për të parë se si dallojnë çmimet e shitblerjeve për shkak të lokacionit, çmimet për metër katror shënjohen në një hartë. Bazuar në këtë përcaktohen kufijtë e zonave të vlerës dhe nivelet e vlerës. Kjo bëhet ndarazi për secilën kategori të vlerës.

Çmimet për metër katror për të gjitha pronat e shitura shënjohen në një hartë. Kjo e bënë të mundur të shihet se si lokacioni ndikon në çmime. Bazuar në këtë përcaktohen zonat e vlerës me nivele të ndryshme të vlerës.

Zonat e përcaktuara të vlerës prezantohen në harta të zonave të vlerës. Këto harta tregojnë se si dallon vlera për metër katror për shkak të lokacionit.  

Ju mund t’i shihni zonat e vlerës në dy mënyra:

  • Harta të zonave të vlerës në e-zyrë (një hartë për kategori të vlerës)
  • Harta të shtypura në zyrën e tatimit në pronë të komunës suaj (një hartë për kategori të pronës)
Hartat e zonave të vlerës tregojnë si dallojnë nivelet e vlerës për shkak të lokacionit.

Një nivel i vlerës përcaktohet për secilën zonë të vlerës në secilën kategori të vlerës. Niveli i vlerës prezantohet si vlerë për metër katror.

Ju mund t’i shihni nivelet e vlerës në dy mënyra:

  • Drejtpëdrejt në hartat e zonave të vlerës në e-zyrë
  • Tabelat e shtypura të niveleve të vlerës në zyrën e tatimit në pronë të komunës suaj.
Tabelat e niveleve të vlerës tregojnë vlerën për metër katror për secilën zonë të vlerës dhe secilën kategori të vlerës.

Pas një vlerësimi të përgjithshëm, publikohet një Raport i Përgjithshëm i Vlerësimit për secilën komunë. Ky është një raport zyrtar i cili tregon zonat e vlerës dhe nivelet e vlerës për secilën kategori të vlerës.

Llogaritja e vlerës së vlerësuar

Në fund, llogaritet vlera e vlerësuar. Formula për këtë llogaritje dallon pak mes objekteve dhe parcelave. Vlera e vlerësuar e një parcele llogaritet duke shumëzuar sipërfaqen e parcelës me nivelin e aplikueshëm të vlerës.

Vlera e vlerësuar = Sipërfaqja (m²) * Niveli i vlerës (€ për m²)  

Vlera e vlerësuar e një objekti llogaritet duke shumëzuar sipërfaqen e objektit me nivelin e aplikueshëm të vlerës dhe koeficientin e gjendjes.

Vlera e vlerësuar e objektit = Sipërfaqja (m²) * Niveli i vlerës (€ për m²) * Koeficienti i gjendjes 

Niveli i aplikueshëm i vlerës përcaktohet bazuar në zonën e vlerës dhe kategorinë e vlerës të cilës i përket parcel/objekti.