
Këtu ju do të gjeni të gjitha informatat që ju duhen për të paguar, si kur dhe si të paguani, dhe një shpjegim të shumave të ndryshme në faturë. Ju gjithashtu mund të lexoni rreth rreziqeve për pagesë të vonuar, vërtetimin e pagesës, shtyrjen. Nëse jetoni jashtë vendit, ju mund të gjeni disa informata se si të menaxhoni tatimin tuaj online.
Kur duhet të paguani
Pagesa për tatimin e vlerësuar është ndarë në dy këste. Sigurohuni të paguani në kohë. Nëse vonoheni për pagesë, ju do të ngarkoheni me gjoba dhe interes.
Si të paguani
Ju mund të paguani faturën tuaj në mënyra të ndryshme. Është e rëndësishme të dini që pagesa juaj mbulon së pari borxhet tuaja dhe së dyti tatimin e vlerësuar të këtij viti.
Shuma për t’u paguar
Shumat për t’u paguar janë paraqitur qartësisht në faturë. Shuma totale për t’u paguar mund të përbëhet nga pjesë të ndryshme, si tatimi i vlerësuar, borxhet, gjobat dhe interesi.
Më shumë faqe
Pagesa e vonuar · Vërtetimi i pagesës · Shtyrja e pagesës · Jetoni Jashtë Kosovës ?