Regjistrat e tatimit në pronë

Regjistrat e tatimit në pronë përmbajnë informata rreth pronave dhe tatimpaguesve përgjegjës të cilat nevojiten për të kryer tatimim të saktë të tatimit në pronë. Nëse gjeni ndonjë informatë të pasaktë, ju duhet të kontaktoni Komunën tuaj për të bërë korrigjimin.

Departamenti i Tatimit në Pronë (DTP) dhe Zyret Komunale të Tatimit në Pronë (ZTP) janë përgjegjëse për menaxhimin e regjistrave të tatimit në pronë. Këto regjistra përmbajnë informata të nevojshme për të kryer tatimimin e saktë të tatimit në pronë. 

Informatat në regjistra azhurohen vazhdimisht. Nëse vëreni ndonjë informatë të pasaktë rreth jush apo pronës tuaj – ju lutemi kontaktoni Zyrën tuaj Komunale të Tatimit në Pronë.

Informata mbi tatimpaguesin

Për secilin tatimpagues regjistrohen informatat në vijim:

  • Emri
  •  Adresa
  •  Numri personal
  •  Pronësia/posedimi
  •  Hisja e pronës

Informata mbi parcelën

Për secilën parcelë dhe njësi parcele regjistrohen të dhënat në vijim:

  • Sipërfaqja (Sipërfaqja e njësisë në metra katror)
  • Shfrytëzimi (Shfrytëzimi aktual i njësisë)
  • Lokacioni (Ku njësia është e vendosur)
  • Kufijtë (Kufijtë aktual të një parcele)

Informata mbi objektin

Për secilin objekt dhe njësi objekti regjistrohen të dhënat në vijim:

  • Sipërfaqja (Sipërfaqja e njësisë në metra katror)
  • Shfrytëzimi (Shfrytëzimi aktual i njësisë)
  • Lokacioni (Vendi ku njësia është e vendosur)
  • Gjendja (Secilit objekt i caktohet një prej pesë standardeve të gjendjes)
  • Banimi primar (vetëm për një objekt i cili shfrytëzohet si banim primar për tatimpaguesin përgjegjës)