Vlera e tatueshme e një prone është vlera e vlerësuar pas zbritjeve të aplikueshme. Ekzistojnë dy zbritje të mundshme:
Formula për vlerën e tatueshme është si në vijim
Për objekte që janë banim parësor:
Vlera e tatueshme për objekte për banim parësor = Vlera e vlerësuar – zbritja për banim parësor
Për objekte të tjera:
Vlera e tatueshme për objekte të tjera = Vlera e vlerësuar
Për parcela:
Vlera e tatueshme për parcela = Vlera e vlerësuar – Zbritja e përgjithshme
Nëse një njësi objekti ka një vlerë të vlerësuar nën 15,000 € zbritja e mbetur për banim parësor mund të aplikohet për parcelën.
Vlera që përdoret gjatë përcaktimit të vlerës së tatueshme është vlera e vlerësuar më 31 Dhjetor të vitit para vitit tatimor.