Gjatë 4 viteve të para të implementimit të tatimit në tokë, të gjithë tatimpaguesit do të përfitojnë një zbritje të përgjithshme. Këtë zbritje do ta merrni automatikisht.
Implementimi i tatimit në tokë mund të çoj në rritje të lartë të papritur të pagesës së tatimit në pronë. Për të shmangur këtë, tatimi në tokë do të implementohet gradualisht. Kjo bëhet përmes zbatimit të një zbritje të përgjithshme. Gjatë përcaktimit të vlerës së taksueshme të një parcele, zbritja e përgjithshme bëhet nga vlera e vlerësuar sipas formulës në vijim:
Vlera e taksueshme = Vlera e vlerësuar – Zbritja e përgjithshme
Zbritja e përgjithshme është një përqindje e caktuar e vlerës së vlerësuar. Madhësia e zbritjes zvogëlohet përgjatë viteve si në vijim.
Viti Zbritja e përgjithshme
2019 80% e vlerës së vlerësuar
2020 60% e vlerës së vlerësuar
2021 40% e vlerës së vlerësuar
2022 20% e vlerës së vlerësuar
Nga 2023 Nuk ka zbritje të përgjithshme
Referenca ligjore: Neni 7 i Ligjit Nr. 06/L-005 Për Tatimin e Pronës së Paluajtshme

Shembull
Rina zotëron një parcelë. Vlera e vlerësuar e parcelës është 45,000 € më 2018. Nëse vlera e vlerësuar nuk ndryshon gjatë viteve në vijim, zbritja e përgjithshme dhe vlera e tatueshme do të jenë si në vijim.
Vlera e vlerësuar | Zbritja e përgjithshme | Vlera e tatueshme | |
2019 | 45,000 | 36,000 | 9,000 |
2020 | 45,000 | 27,000 | 18,000 |
2021 | 45,000 | 18,000 | 27,000 |
2022 | 45,000 | 9,000 | 36,000 |
2023 | 45,000 | 0 | 45,000 |