Regjistroni banimin tuaj primar

Për banimin tuaj primar, ju gëzoni të drejtën e zbritjes prej 15,000 Euro gjatë përcaktimit të vlerës së tatueshme të asaj njësie të objektit.

Për banimin tuaj primar, ju gëzoni të drejtën e zbritjes prej 15,000 Euro gjatë përcaktimit të vlerës së tatueshme të asaj njësie të objektit.

Nëse e shfrytëzoni një njësi objekti si banimin tuaj primar, ju duhet të siguroheni që ajo të regjistrohet në regjistrat e tatimit në pronë. Për një banim parësor, ju përfitoni një zbritje prej 15,000 Euro. Vlera zbritet nga vlera e vlerësuar gjatë përcaktimit të vlerës së tatueshme. 

Ju mund të keni vetëm një banim primar të regjistruar në Kosovë. Nëse keni më shumë se një të regjistruar, ju do të duhet të paguani gjobë prej 100€.

Për të përfituar zbritjen, ju duhet të:

  • regjistroni numrin tuaj personal në regjistrat e tatimit në pronë.
  • regjistroni pronën tuaj si banim primar më së voni deri më 30 Nëntor të vitit para vitit tatimor. Përdorni formën Vetë-Deklarim për Banim Primar.

Lexoni më shumë rreth zbritjes për banim primar.

Neni 11 i Ligjit Nr. 06/L – 005 për Tatimin e Pronës së Paluajtshme