Nëse vonoheni për pagesë, ju do të ngarkoheni me gjoba dhe interes.
Nëse vonoheni për pagesë, ju do të duhet të paguani:
- Një gjobë prej 10% të tatimit të papaguar
- Një interes prej 0.65% të tatimit të papaguar për secilin muaj të vonesës.
Për borxhe, interesi do të shtohet vazhdimisht për secilin muaj të ri të vonesës.
Shembull 1: Kësti 1 i paguar në Shtator
Supozimet
Totali i tatimit të vlerësuar: 60 €
Tatimi për t’u paguar 30 Prill: 30 €
Tatimi për t’u paguar 30 Shtator: 30 €
Norma e interesit: 0.65% mbi tatim të papaguar
Gjoba: 10% mbi tatim të papaguar
Në këtë shembull, kësti 1 është paguar më 30 Shtator, që është 5 muaj me vonesë. Interesi do të zbatohet për 5 muaj.
Llogaritja e gjobave dhe interesit:
Gjobat: 3.00 € (30 € * 10%)
Interesi: 1.00 € (30 € * 0.65% * 5 muaj)
Totali: 4.00 €
Tatimi për t’u paguar është 30 €, por për shkak të vonesës së pagesës, shuma për t’u paguar është 34 €. Mënyra se si llogariten gjobat dhe interesi janë treguar në këtë tabelë:
Interesi 0.65% mbi tatimin e papaguar | Gjoba 10% mbi tatimin e papaguar | |
Maj | 0.20 € | 3.00 € |
Qershor | 0.20 € | |
Korrik | 0.20 € | |
Gusht | 0.20 € | |
Shtator | 0.20 € | |
TOTALI | 1.00 € | 3.00 € |
Totali i interesit dhe i gjobave është 4.00 €.
Shembulli 2: Kësti 1 dhe 2 janë paguar më 30 Dhjetor
Supozimet
Totali i tatimit të vlerësuar: 60 € (i ndarë në 2 këste)
Tatimi për t’u paguar 30 Prill: 30 €
Tatimi për t’u paguar më 30 Shtator: 30 €
Norma e interesit: 0.65% mbi tatim të papaguar
Gjoba: 10% mbi tatim të papaguar
Në këtë shembull, këstet 1 dhe 2 janë paguar më 30 Dhjetor.
Llogaritja e gjobave dhe interesit:
Kësti 1:
Gjoba: 3.00 € (30 € * 10%)
Interesi: 1.60 € (30 € * 0.65% * 8 muaj)
Totali: 4.60 €
Kësti 2:
Gjoba 2: 3.00 € (30 € * 10%)
Interesi: 0.60 € (30 € * 0.65% * 3 muaj)
Totali: 3.60 €
Totali i kostos ekstra për vonesë të pagesave në këtë rast është 8.20 € (4.60 + 3.60).
Tatimi i vlerësuar është 60 €, por për shkak të vonesës në pagesë, borxhi deri në Dhjetor është 68.20 €.
Mënyra se si llogariten gjobat dhe interesi është treguar edhe në këtë tabelë:
Kësti | 1 | Kësti | 2 | |
Gjoba 10% | Interesi 0.65% | Gjoba 10% | Kamata 0.65% | |
Maj | 3.00 € | 0.20 € | ||
Qershor | 0.20 € | |||
Korrik | 0.20 € | |||
Gusht | 0.20 € | |||
Shtator | 0.20 € | |||
Tetor | 0.20 € | 3.00 € | 0.20 € | |
Nëntor | 0.20 € | 0.20 € | ||
Dhjetor | 0.20 € | 0.20 € | ||
TOTALI | 3.00 € | 1.60 € | 3.00 € | 0.60 € |
Totali i interesit dhe i gjobave është 8.20 €.