Jetoni Jashtë Kosovës?

Nëse e regjistroni pronën me numrin tuaj personal, ju mund të keni qasje në faturën tuaj përmes shërbimit tonë e-faturë.

Çdokush që zotëron apo posedon një pronë në Kosovë është i obliguar të paguaj tatim në pronë. Nëse jetoni jashtë, mund të jetë e vështirë që të përmbushni obligimet e juaja me kohë.

Për të shmangur rrezikun e gjobave dhe interesit për vonesë të pagesës, ju mund të shtypni faturën tuaj nga uebfaqja jonë. Për të shfrytëzuar këtë shërbim, ju duhet të regjistroni pronën me numrin tuaj personal në regjistrin e tatimit në pronë.

Ky shërbim është i disponueshëm edhe për persona me numër personal nga një shtet tjetër.

Vizitoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë për t’u siguruar që ju dhe prona juaj janë të regjistruar saktë.

Ju mund të lexoni më shumë rreth asaj se si te paguani nga jashtë këtu.