Kontrolloni faturën tuaj

Për t’u siguruar që jeni tatimuar saktë, ju duhet të kontrolloni disa gjëra në faturën tuaj dhe dokumentet e tjera. Së pari, sigurohuni që të gjitha parcelat dhe objektet tuaja të jenë përfshirë në një faturë. Pastaj, kontrolloni hisen tuaj, sipërfaqen (m2) dhe kategorinë e vlerës për secilin objekt dhe parcelë që posedoni.

Për shkak të mangësive në cilësinë e të dhënave për pronat, mund të ketë gabime në faturën tuaj. Për të mos u ngarkuar me tatim të pasaktë, janë disa gjëra që duhet t’i kontrolloni në faturën tuaj dhe dokumentet e tjera të bashkëlidhura në faturë.

Ne sinqerisht kërkojmë falje për çdo shqetësim.

Ju lutemi kontrolloni me sa vijon:

A keni marrë një specifikim të tatimit të vlerësuar për të gjitha pronat tuaja?

Sigurohuni që të keni marrë një Specifikim të Tatimit të Vlerësuar për të gjitha objektet dhe parcelat të cilat i zotëroni apo posedoni, përndryshe rrezikoni të merrni gjoba dhe interes për të cilat nuk jeni të vetëdijshëm.  Lexoni më shumë

Nëse nuk e keni marrë një Specifikim dhe nuk është për një parcelë bujqësore, ju duhet të kontaktoni Zyrën tuaj të Tatimit në Pronë për të parë se çfarë është gabim dhe të merrni një Specifikim për të gjitha pronat.

A e keni marrë një specifikim të tatimit të vlerësuar për ndonjë pronë që nuk e posedoni?

Nëse jeni faturuar për një pronë të cilën nuk e posedoni ju duhet të kontaktoni komunën tuaj për të parë se çfarë është gabim.

A është hisja juaj e pronës e saktë?

Në certifikatën e vlerës së vlerësuar dhe në specifikimin e tatimit të vlerësuar deklarohet hisja juaj e pronës. A është kjo hise e saktë? Nëse jo, ju duhet të vizitoni Zyrën tuaj të Tatimit në Pronë për të parë se çfarë është gabim.

A është kategoria e vlerës së pronës suaj e saktë?

Kategoria e vlerës për pronën tuaj duhet të reflektoj se si shfrytëzohet prona. Lexoni më shumë

Nëse kategoria e vlerës nuk reflekton shfrytëzimin e pronës tuaj, ju duhet të kontaktoni Zyrën tuaj të Tatimit në Pronë.

A është sipërfaqja (m2) e pronës tuaj e saktë?

Nëse sipërfaqja e një objekti është e pasaktë, ju duhet të kontaktoni Zyrën tuaj të Tatimit në Pronë.

Nëse sipërfaqja (m2) e një parcele është e pasaktë, ju duhet të kontaktoni Zyrën tuaj Kadastrale Komunale.

A është vendosur prona juaj në zonën e saktë të vlerës?

Në disa raste, lokacioni i saktë i një parcele është i panjohur. Kjo domethënë që parcela mund të jetë vendosur në zonën e gabuar të zonës kadastrale dhe në këtë mënyrë edhe në zonën e gabuar të vlerës.

Nëse besoni që parcela juaj është vendosur në zonën e gabuar të vlerës, ju duhet të kontaktoni zyrën tuaj komunale.

Ju mund të kontrolloni zonën tuaj të vlerës në disa hapa:

  1. Gjeni numrin e zonës së vlrrës në Certifikatën e vlerës së vlerësuar.
  2. Shkoni në hartën e zonave të vlerës dhe shihni se ku janë kufijtë e zonave të vlerës.
  3. Vendosni nëse parcela juaj është e vendosur brenda asaj kësaj zone të vlerës.

A është adresa juaj e saktë

Sigurohuni që adresa në faturën tuaj (faqja e parë e faturës) është e saktë. A është ajo adresa ku dëshironi të ju dërgohet fatura? A janë emri i rrugës etj. të sakta? Nëse jo, kontaktoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë për të bërë korrigjimet.
Të pasurit adresë të saktë rrit gjasat që fatura të arrij tek ju me kohë.
Ne rekomandojmë që të regjistroni numrin tuaj personal. Kjo ju jep qasje në faturën tuaj online dhe përfitime të tjera.

Banimi primar

A e shfrytëzoni pronën tuaj si banim primar? Sigurohuni që të përfitoni zbritjen tuaj për banim primar. Ju lutemi vëreni! Ju mund të keni vetëm një banim primar në gjithë Kosovën. Për të përfituar zbritjen edhe në të ardhmen – sigurohuni që të regjistroni pronën tuaj me numrin tuaj personal.

A keni marrë më shumë se një faturë për të njëjtën pronë?

Në rast se merrni më shumë se një faturë për të njëjtën pronë, ajo mund të jetë regjistruar nën të njëjtin emër – por me drejtshkrim tjetër. Kjo mund të rezultoj në fatura të dyfishta. Nëse ju ka ndodhur kjo – ju lutemi kontaktoni komunën tuaj për të bërë korrigjimet dhe për të regjistruar pronën tuaj me numrin tuaj personal.

Copy link
Powered by Social Snap