Një person i cili zotëron ose posedon një pronë është përgjegjës për të paguar tatimin në pronë. Tatimpaguesi përgjegjës përcaktohet në mënyrën në vijim:
- Kryesisht personi i regjistruar si pronar i pronës në Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme të Agjencisë Kadastrale të Kosovës është përgjegjës për të paguar tatimin në pronë ai apo ajo zotëron.
- Nëse pronari ka vdekur apo për ndonjë arsye nuk mund të përcaktohet apo lokalizohet, poseduesi ligjor është përgjegjës për të paguar tatimin në pronë.
- Nëse pronari apo poseduesi ligjor nuk mund të përcaktohet apo nuk ka qasje në pronë, personi i cili faktualisht posedon pronën është përgjegjës për të paguar tatimin në pronë.
Për parcela me objekte, është aplikuar i njëjti pronar/posedues sikur për parcelë. Kjo domethënë që nëse zotëroni një objekt, ju gjithashtu konsideroheni tatimpagues përgjegjës për parcelën në të cilën është i vendosur objekti. Nëse kjo nuk është e saktë, apo nëse hisja juaj e parcelës është e pasaktë, ju lutemi kontaktoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë.
Referenca ligjore: Neni 6 i Ligjit Nr. 06/L-005 Për Tatimin e Pronës së Paluajtshme
Tatimpaguesi përgjegjëss në raste të veçanta
Një pronë me borxhe i transferohet një pronari ose poseduesi të ri
Pronari ose poseduesi i ri është përgjegjës për tatimin e papaguar, gjobat dhe interes për pronën. Kjo nuk vlen nëse ekziston një vendim përfundimtar nga një autoritet kompetent publik që thotë ndryshe.
Tatimpaguesi ka vdekur
Nëse tatimpaguesi përgjegjës apo debitori ka vdekur, trashëgimtarët janë përgjegjës për të paguar tatimin, gjobat apo interesin të cilat i kanë takuar personit të vdekur.
Personi ligjor është likuiduar
Nëse një person ligjor është likuiduar, likuiduesi apo përfaqësuesi i caktuar ligjor është përgjegjës për të paguar tatimin, gjobat apo interesin.
Referenca ligjore: Neni 23 i Ligjit Nr. 06/L-005 Për Tatimin e Pronës së Paluajtshme