Ju duhet të raportoni të gjitha ndryshimet në shfrytëzimin e pronës. Ju gjithashtu duhet të raportoni zgjerimet në pronë që mund të ndikojnë në vlerën e vlerësuar më shumë se 5,000.00 €. Nëse prona juaj pëson dëmtime të cilat mund të ndikojnë në vlerën e vlerësuar më shumë se 5,000.00 €, ju mund të kërkoni një vlerësim plotësues.
Ju duhet të vet-deklaroni me sa vijon tek Zyra juaj e Tatimit në Pronë. Përdorni një prej formave për Vetë-Deklarim:
- Të gjitha ndryshimet në shfrytëzim. (Vetë-Deklarimi për ndryshim të shfrytëzimit të pronës)
- Zgjerimet e objekteve të cilat pritet të ndikojnë në vlerën e vlerësuar më shumë se 5,000.00 €. (Vetë-Deklarimi për zgjerim të pronës)
- Nëse prona juaj është dëmtuar dhe kjo pritet të ndikoj në vlerën e vlerësuar më shumë se 5,000.00 €, ju mund të kërkoni një vlerësim plotësues. (Kërkesa për vlerësimin e pronës së dëmtuar)
Format për Vet-Deklarim duhet të dorëzohen brenda 30 ditëve nga data kur është bërë ndryshimi/zgjerimi, por jo më vonë se 30 Nëntor. Për ata/ato që nuk i regjistrojnë me kohë, do të aplikohen gjoba.
Shembuj të ndryshimeve që duhet të vetë-deklarohen;

- Nëse keni një arë dhe ndërtoni shtëpi në të, kategoria e vlerës duhet të ndryshohet nga “arë” në “parcelë për shtëpi familjare”.
- Nëse keni një apartament dhe e ktheni atë në restorant, kategoria e vlerës mund të ndryshoj nga apartament në restorant.
- Nëse keni shtëpi njëkatëshe dhe shtoni një kat tjetër, ky zgjerim do të ndikoj në sipërfaqe (m2) dhe vlerë të shtëpisë.
Departamenti i Tatimit në Pronë do të bëjë një vlerësim plotësues nëse ndryshimet pritet të ndryshojnë vlerën e pronës më shumë se 5,000.00 €.
Nenet 18.8 deri 18.10 të Ligjit Nr. 06/L – 005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme