Vërtetimi i pagesës

Nëse ju nevojitet një vërtetim i pagesës, ju mund t’a merrni atë në komunën tuaj.

Kur të keni paguar plotësisht tatimin tuaj të vlerësuar dhe borxhet, ju mund të merrni Vërtetimin tuaj të pagesës. Për t’a marrë atë, ju duhet të vizitoni Zyrën tuaj të Tatimit në Pronë.

Ju lutemi mbani mend që merr disa ditë pasi të keni bërë pagesën që ajo të regjistrohet në regjistrin e tatimit në pronë. Prandaj, ju duhet të pritni disa ditë para se të merrni Vërtetimin tuaj të pagesës.

Vërtetimi i pagesës nevojitet për të dëshmuar që nuk keni ndonjë detyrim të papaguar tatimor, për shembull gjatë regjistrimit të veturës tuaj.