Zbritja për banim primar

Ju mund të përfitoni një zbritje prej 15,000.00 € nga vlera e vlerësuar nëse prona është e regjisruar si banimi juaj primar.

Ju mund të përfitoni një zbritje prej 15,000 euro nga vlera e vlerësuar nëse prona është e regjisruar si banimi juaj primar.

Nëse ju jeni tatimpaguesi përgjegjës i njësisë së objektit të cilin e shfrytëzoni si banim primar, ju gëzoni të drejtën e një zbritje gjatë përcaktimit të vlerës së taksueshme. Për të përfituar këtë zbritje, ju duhet të bëni dy gjëra:

  1. Të regjistroni numrin tuaj personal në regjistrat e tatimit në pronë
  2. Të regjistroni njësinë e objektit si banimin tuaj primar. Kjo duhet të bëhet më së voni më 30 Nëntor të vitit para vitit tatimor. Këtë mund ta bëni në Zyrën tuaj Komunale të Tatimit në Pronë.

Përdorni formën Vetë-Deklarim për Banim parësor.

Zbritja është 15,000.00 € për njësinë e objektit. Nëse keni vetëm një pjesë/hise të njësisë së objektit, ju mund të përfitoni zbritje në proporcion me hisen tuaj. Nëse edhe pronari i hises tjetër e shfrytëzon objektin si banim primar, zbritja totale për pronën do të jetë 15,000.00 €.

Ju mund të keni vetëm një banim primar në të gjithë Kosovën. Nëse keni regjistruar më shumë se një banim primar, ju do të duhet të paguani gjobë prej 100.00 €.

Nëse vlera e vlerësuar e njësisë së objektit tuaj është më e ulët se zbritja për banim primar, zbritja heqet nga njësia e parcelës ku është i vendosur objekti. Kjo vlen vetëm nëse njësia e parcelës dhe njësia e objektit kanë të njëjtin tatimpagues përgjegjës.

Referenca ligjore: Neni 11 dhe 35 i Ligjit Nr. 06/L-005 Për Tatimin e Pronës së Paluajtshme

Shembull – Zbritja për banim primar, 3/4 të hises

Besa zotëron një njësi objekti me motrën e saj. Ajo e shfrytëzon atë si banimin e saj primar. Ajo e ka regjistruar atë në Regjistrat e tatimit në pronë para datës 30 Nëntor të vitit para vitit tatimor. Hisja e Besës është 3/4.

Supozimet:

TotaliHisja e Besës
Hisja e Besës së njësisë së objektit3/4
Vlera e vlerësuar e njësisë së objektit50,000.00 €37,500.00 €
Zbritja për banim primar11,250.00 €
Vlera e tatueshme26,250.00 €

Llogaritja:

Pasiqë Besa zotëron vetëm 3/4 të pronës, zbritja maksimale për banimin e saj primar është 11,250.00 € (3/4 e 15,000.00 €).

Vlera e tatueshme e hises së Besës së Njësisë së objektit do të jetë 26,250.00 € (37,500.00 € – 11,250.00 €).

Nëse motra e Besës gjithashtu e shfrytëzon pronën si banim të saj primar, zbritja totale për banim primar për pronën është 15,000.00 €. 11,250.00 € për Besën dhe 3,750.00 € për motrën e saj.

Shembull – Njësia e objektit ka vlerë të vlerësuar nën 15,000.00 €

Flaka zotëron 1/1 të pronës. Prona përbëhet nga një njësi e parcelës dhe një njësi objekti. Flaka jeton në njësinë e objektit dhe atë e ka regjistruar si banim primar para datës 30 Nëntor të vitit para vitit tatimor.

Supozimet:

Vlera e vlerësuar e njësisë së objektit 12,000.00 €
Vlera e vlerësuar e njësisë së parcelës 10,000.00 €
Zbritja për banim primar 12,000.00 €

Llogaritja:

Pasiqë vlera e njësisë së objektit (12,000.00 €) është më e ulët se zbritja për banim primar (15,000.00 €), pjesa e mbetur e zbritjes (3,000.00 €) do të zbritet nga vlera e vlerësuar e njësisë së parcelës.

Vlera e tatueshme e njësisë së objektit: 0
(12,000.00 € – 15,000.00 €)

Zbritja e mbetur e banimit primar të Flakës: 3,000.00 €
(12,000.00 € – 15,000.00 €)

Vlera e tatueshme e njësisë së parcelës së Flakës: 7,000.00 €
(10,000.00 € – 3,000.00 €)