Këtu ju mund të gjeni informata rreth elementeve të ndryshme në përcaktimin e tatimit të vlerësuar.
Tatimi i vlerësuar
Tatimi në pronë vlerësohet çdo vit. Baza për vlerësim është vlera e tatueshme e pronës.
Vlera e tatueshme
Vlera e tatueshme e një prone është vlera e vlerësuar pas zbritjeve të aplikueshme. Ekzistojnë dy zbritje të mundshme, zbritja e përgjithshme dhe zbritja për banim parësor.
Zbritja e përgjithshme
Gjatë 4 viteve të para të implementimit të tatimit në tokë, të gjithë tatimpaguesit do të përfitojnë një zbritje të përgjithshme. Këtë zbritje do ta merrni automatikisht.