Faktorët e vlerës janë karakteristika të një prone të cilat ndikojnë në vlerën e tregut të pronës.
Faktorët e vlerës që merren parasysh janë si në vijim:
- Shfrytëzimi
- Lokacioni
- Madhësia
- Cilësia (vetëm për objekte)
Shfrytëzimi
Vlera e tregut të një prone ndikohet nga mënyra se si shfrytëzohet prona. Kur të përcaktohet vlera e vlerësuar, kjo merret parasysh duke klasifikuar të gjitha pronat në kategori të ndryshme të vlerës. Secila kategori e vlerës vlerësohet ndarazi dhe zonat e vlerës dhe nivelet e vlerës përcaktohet për secilën kategori.
Lokacioni
Lokacioni merret parasysh duke ndarë secilën komunë në zona të vlerës të ndryshme bazuar në atë se si vlera e tregut dallon varësisht se ku është e vendosur prona. Për secilën zonë të vlerës, përcaktohet një vlerë për metër katror. Kjo quhet nivel i vlerës.
Madhësia
Madhësia e një prone ka një ndikim të drejtpërdrejt në vlerën e vlerësuar. Sipërfaqja e pronës (m2) shumëzohet me nivelin e vlerës.
Vlera e vlerësuar = Sipërfaqja (m2) * Niveli i vlerës (€ për m2)
Gjëndja
Faktori i vlerës gjëndje zbatohet vetëm për objekte (ndërtesa). Gjëndja merret parasysh duke përcaktuar një standard të gjëndjes për secilin objekt. Secili standard ka një koeficient të gjëndjes.
Vlera e vlerësuar për objekte = Sipërfaqja (m2) * Niveli i vlerës (€ për m2) * Koeficienti i Gjëndjes
Karakteristikat e regjistruara në regjistrin e tatimit në pronë më 30 Nëntor të vitit të vlerësimit ndikojnë në vlerën e vlerësuar të pronës suaj. Data 30 Nëntor është data e karakteristikave.
Ju lutemi vëreni që ju duhet të raportoni të gjitha ndryshimet në shfrytëzimin e pronës tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për zgjerimet që mund të ndikojnë vlerën më shumë se 5,000 €.