Pse bëhet vlerësimi

Vlerësimi bëhet me synimin për të përcaktuar një vlerë të vlerësuar e cila reflekton vlerën e tregut. Vlera e vlerësuar kryesisht përdoret si bazë për tatimin në pronë.

Ky artikull spjegon se pse bëhet vlerësimi.

Pse bëhet vlerësimi (2:34)


Shumë shtete në botë kanë një vlerë zyrtare për pronat, e cila përcaktohet përmes një vlerësimi zyrtar gjithështetëror. Vlerat zyrtare kryesisht përdoren për qëllime tatimore, por ato shpesh përdoren edhe për qëllime tjera, si rangim kreditor, bazë për vlerësim të kolateralit për kredi, qëllime sigurimi etj.

Në Kosovë, vlera e vlerësuar kryesisht do të përdoret si bazë për tatimin në pronë. Në aspektin afatgjatë, një vlerë zyrtare e vlerësuar, së bashku me të dhënat e verifikuara të shitblerjeve do të rrisin transparencën në tregun e pronave. Ajo mund të shpie edhe drejt një tregu më efikas kreditor.

Vlerësimi bëhet për të gjetur një vlerë të vlerësuar e cila reflekton vlerën e tregut. Qëllimi i kësaj është që tatimi në pronë të bëhet më i drejtë. Kur tatimi në pronë është i bazuar në vlerë të tregut, tatimi do të jetë më i lartë për një pronë të shtrenjtë në një zone më të kërkuar se sa për një pronë më pak të shtrenjtë në një zonë më pak të kërkuar.

Kur tatimi në pronë është i bazuar në vlerë të tregut, tatimi do të jetë më i lartë për një pronë të shtrenjtë në një zone më të kërkuar se sa për një pronë më pak të shtrenjtë në një zonë më pak të kërkuar.