2 Nëntor është dita e fundit për të kërkuar korrigjime në mënyrë që të siguroheni që ato të pasqyrohen në faturën e tatimit në pronë vitin e ardhshëm. Kontrolloni faturën tuaj të fundit për të parë nëse është e saktë (kontrolloni sipërfaqen, kategorinë e vlerës, hisen etj).
Mbani mend gjithashtu:
- Regjistroni ndryshimet në pronën tuaj.
- Nëse e shfrytëzoni pronën tuaj si banim primar – sigurohuni që ajo të jetë e regjistruar.
- Regjistroni pronën tuaj me numër personal për të pasur qasje në faturë online.
- A është adresa juaj e saktë? Nëse jo, kontaktoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë për të bërë korrigjim.