Regjistroni numrin tuaj personal për të përfituar zbritjen për banim primar

Mos e humbisni mundësinë e përfitimit të zbritjes për banim primar! Për të përfituar zbritjen për banim primar për vitin 2022 dhe tutje, ju duhet të regjistroni pronën tuaj me numrin tuaj personal. Sjellni letërnjoftimin tuaj në zyrën komunale të tatimit në pronë për t’u regjistruar. Përdorni formën e vet-deklarimit për të regjistruar pronën tuaj.

Zbritja për banim primar është 15.000 € nga vlera e vlerësuar. Në normë tatimore prej 0.15% kjo domethënë 22.50 € tatim më të ulët secilin vit.

Ju mund të keni vetëm një banim primar – pra sigurohuni që nuk keni regjistruar më shumë se një pronë, pasiqë kjo mund të shpie në gjobë.

Për të përfituar zbritjen për vitin 2022, ju duhet të regjistroheni më së voni më 30 Nëntor, 2021.

Copy link
Powered by Social Snap