Njoftohen tatimpaguesit se me datën 24 janar 2022 janë lëshuar faturat e tatimit në pronën e paluajtshme.
Nëse tatimpaguesit nuk kanë pranuar faturat e tatimit në pronë brenda tridhjetë (30) ditësh kalendarike, të njëjtit mund të tërheqin kopjen e faturës së tatimit personalisht në zyrat komunale të tatimit, ose në platformën elektronike, e-Kosova.
Afati pagesës së Tatimit në Pronë për këstin e parë, është data 30 prill, ndërsa kësti i dytë, më 30 shtator.