Mos humbisni rastin për zbritjen e banimit primar!

Kanë mbetur më pak se dy javë që të regjistroheni, për të përfituar zbritjen e banimit primar.

Për të përfituar këtë zbritje për vitin 2022 dhe tutje, ju duhet të regjistroheni më së voni deri më 30 Nëntor, 2021.

Pronën tuaj mund ta regjistroni vetëm me numër personal. Duhet të sillni letërnjoftimin me vete në zyrën komunale të tatimit në pronë për t’u regjistruar. Përdorni formën për vet-deklarim për të regjistruar pronën tuaj.

Zbritja për banim primar është 15.000 € nga vlera e vlerësuar. Në normë tatimore prej 0.15% kjo nënkupton 22.50 € më pak tatim secilin vit.

Ju mund të keni vetëm një banim primar – pra sigurohuni që të mos keni regjistruar më shumë se një pronë, pasi që kjo mund të shpie në gjobë.

Copy link
Powered by Social Snap