Data 31 Tetor është dita e fundit për të kërkuar korrigjime në mënyre që të siguroheni që ato të merren parasysh në faturën e tatimit në pronë vitin e ardhshëm.
Kontrolloni faturën tuaj të fundit për të parë nëse është e saktë (kontrolloni sipërfaqen, kategorinë e vlerës, hisen etj).
Gjithashtu mbani mend:
- Regjistroni ndryshimet në pronën tuaj.
- Nëse e përdorni pronën tuaj si banim primar – sigurohuni që kjo të regjistrohet.
- Regjistroni pronën tuaj me numrin tuaj personal për të pasur qasje online në faturë.
A është adresa juaj e saktë? Nëse jo, kontaktoni zyrën komunale të tatimit në pronë për të bërë korrigjimin