E rëndësishme për zbritjen e banimit primar

Mos e humbisni zbritjen për banim primar! Për të përfituar zbritjen për banim primar 2022 dhe tutje, ju duhet të regjistroni pronën tuaj me numër personal. Sjellni letërnjoftimin me vete në zyrën komunale të tatimit në pronë për t’u regjistruar. Përdorni formën për vet-deklarim për të regjistruar pronën tuaj.

Zbritja për banim primar është 15.000 € nga vlera e vlerësuar. Në normë tatimore prej 0.15% kjo nënkupton 22.50 € më pak tatim secilin vit.

Ju mund të keni vetëm një banim primar – pra sigurohuni që të mos keni regjistruar më shumë se një pronë, pasi që kjo mund të shpie në gjobë.

Për të përfituar zbritjen për 2022 dhe tutje, ju duhet të regjistroheni më së voni më 30 Nëntor, 2021.

Copy link
Powered by Social Snap