Rikujtim: Si të paguani?

Sigurohuni që obligimet tuaja ndaj tatimit në pronë të kryhen me kohë, më lehtë, më shpejt dhe të shmangni gjobat dhe interesin.

Tatimin në pronë ju mund ta bëni në disa mënyra, si: në ndonjë bankë të licencuar në Kosovë, në zyrat postare të Kosovës, përmes platformës elektronike eKosova, ndërsa shumat më pak se 10 euro paguhen në arkat komunale.

Të njëjtën mënyrë për kryerjen e obligimeve duhet ta ndjekin edhe bashkatdhetarët, por, nëse për arsye të ndryshme nuk mund të vijnë fizikisht në Kosovë, ata mund të përdorin shërbimin e transfereve ndërkombëtare bankare.

Mos harroni, pagesa juaj mbulon së pari borxhet tuaja dhe së dyti tatimin e vlerësuar të këtij viti!

Copy link
Powered by Social Snap