Si të paguani tatimin nëse jetoni jashtë vendit

Çdo kush që zotëron apo posedon një pronë në Kosovë është i obliguar të paguaj tatim në pronë. Ky është një obligim edhe nëse jetoni jasht vendit. Mbani mend të paguani me kohë për të shmangur gjoba dhe interes.

Nëse keni regjistruar pronën tuaj me numër personal, ju mund të shkarkoni faturën tuaj nga shtëpia.

Ju mund të paguani në një prej mënyrave në vijim.

Në një bankë lokale komerciale apo institucion tjetër të licensuar në Kosovë

Pagesa përmes e-banking

Nëse jeni të lidhur me një shërbim e-banking në një prej bankave komerciale në Kosovë, ju mund të shfrytëzoni këtë shërbim.

  1. Shkarkoni faturën nga e-shërbimi ynë
  2. Paguani nga shërbimi juaj e-banking
    • Shkruani numrin e llogarisë komunale në faturën tuaj
    • Shkruani kodin uniref në faturën tuaj për t’u siguruar që pagesa është e lidhur me ju.

Pagesa përmes transfereve ndërkombëtare

Ju mund gjithashtu të përdorni shërbimin e transfereve ndërkombëtare të bankës suaj. Por kjo shpesh është mënyrë më e kushtueshme e pagesës. Zakonisht edhe banka dërguese edhe banka pranuese aplikojnë tarifë për këtë. Prandaj ne ju këshillojmë që në mënyrë të detajueshme të kontrolloni kostot e transferit para se të paguani. Ju lutemi gjithashtu sigurohuni që të gjitha kostot tëj u ngarkohen juve dhe jo pranuesit. Nëse pagesa juaj nuk mbulon të gjitha kostot, rrezikoni gjoba dhe interes për vonesë të pagesës.

Për të përdorur këtë shërbim, ju duhet të keni informatat në vijim:

  1. IBAN numri i komunës suaj. Ketë mund t’a gjeni këtu.
  2. Bic (ndonjëherë i quajtur Sëift) për  Bankën Qëndrore të Kosovës: CBRKXKPRXXX.
  3. Në fushën për informata të tjera, është shumë e rëndësishme që të shkruani me sa vijon për t’u siguruar që pagesa është drejtuar tek ju:
    • Kodin UNIREF,
    • Emrin tuaj, emrin e prindit, mbiemrin
    • Numrin e tatimpaguesit

Ju lutemi mbani mend që merr së paku 5-6 ditë pune para se pagesa juaj të jetë e paraqitur në sistemin IT të tatimit në pronë.

Shembull si të paguani tatimin nëse jetoni jashtë vendit