Për herë të parë do tu mundësohet të gjithë tatimpaguesve që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit të paguajnë tatimin në pronë vetëm në një këst, atë të 30 Shtatorit, duke filluar nga viti tatimor 2024.
Kjo nënkupton se nuk do të ketë kalkulim të interesit dhe vendosje të gjobës pas kalimit të këstit të parë të datës 30 Prill.
Për qëllime të tatimit në pronë, tatimpaguesit të cilët nuk obligohen të paguajnë këstin e parë, por vetëm atë të dytin janë të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk e kanë pronën të regjistruar me numër personal të Republikës së Kosovës.
Në mënyrë që të dini se prona juaj NUK është e regjistruar me numër personal ndiqni këto hapa:
HAPI 1. Provoni të shkarkoni faturën e tatimit në pronë në mënyrë elektronike shfrytëzoni platformën: https://ekosova.rks-gov.net/
HAPI 2. Nëse në platformë nuk ju shfaqet fatura e tatimit në pronë, kjo nënkupton se prona juaj NUK është e regjistruar me numër personal.
Për dijeninë tuaj, mos regjistrimi i pronës suaj me numër personal ju sjell mungesa në përfitime të tjera si zbritja për banim primar në vlerë prej 30.000 €, zbritja për tokën
bujqësore në vlerë prej 50.000 € dhe përfitime të tjera.
Shihni të gjitha përfitimet e regjistrimit të pronës me numër personal në uebfaqen tonë:
https://tatimineprone-rks.org/regjistrohu/regjistroni-numrin-tuaj-personal/