Shfrytëzoni të drejtën tuaj për korrigjimin e gabimeve!

Tatimpagues të nderuar, ju inkurajojmë të shfrytëzoni të drejtën tuaj për korrigjimin e gabimeve eventuale, lidhur me të dhënat dhe obligimet tuaja sa i përket Tatimit në Pronë.

Ju mund t’i përmirësoni ato pranë zyrave komunale të Tatimit në Pronë, si:

•             Gabime në shkrim apo në llogaritje.

•             Gabime në lidhje me tatimpaguesin përgjegjës të njësisë së parcelës /objektit.

•             Gabime në lidhje me sipërfaqen e njësisë së parcelës /objektit.

•             Gabime në lidhje me klasifikimin e njësisë së parcelës /objektit.

•             Gabime në lidhje me pikën e vendndodhjes e njësisë së parcelës /objektit.

•             Gabime të tjera në regjistrat e tatimit në pronë.

Për dallim nga ankesat, kërkesat për korrigjim mund të paraqiten në çdo kohë të vitit.

Copy link
Powered by Social Snap