Regjistroni ndryshimet në pronën tuaj!

Bazuar në Ligjin e Tatimit në Pronë e Paluajtshme (Nr.06/L-005, Neni 18) për çdo ndryshim apo zgjerim në shfrytëzimin e pronës së paluajtshme, tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë atë ndryshim në komunën ku ndodhet prona e paluajtshme, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga data kur është bërë ndryshimi ose zgjerimi, por jo më vonë se 30 nëntori i vitit para vitit tatimor.

Nëse deklarata nuk mund të bëhet brenda afatit si më lartë, tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë ndryshimin në shfrytëzimin e pronës së paluajtshme ose zgjerimin e pronës, më së largu deri më 31 janar të vitit pasues.

Për mos deklarim të ndryshimeve, në lidhje me shfrytëzimin dhe zgjerimin e pronës së paluajtshme, aplikohen gjoba bazuar në Ligjin e Tatimeve në Pronën e Paluajtshme Nr. 06/L-005, Neni 35.

Për informata më të detajuara klikoni: https://tatimineprone-rks.org/regjistrohu/regjistroni-ndryshimet-ne-pronen-tuaj/

Copy link
Powered by Social Snap