Bëjeni më të lehtë marrjen e shërbimeve nga autoritetet lokale të tatimit në pronë dhe përfitoni duke u regjistruar me numrin tuaj personal.
Kur të keni regjistruar numrin tuaj personal në regjistrat e tatimit në pronë, ju do të keni përfitime, si: përfitim nga zbritja për vendbanimin primar, mundësinë për të shfrytëzuar shërbimet elektronike dhe marrjen e vetëm një fature për të gjitha pronat në një komunë.
Shihni të gjitha përfitimet e regjistrimit në uebfaqen tonë: https://tatimineprone-rks.org/regjistrohu/regjistroni-numrin-tuaj-personal/
Për të shkarkuar faturën në mënyrë elektronike shfrytëzoni platformën: https://ekosova.rks-gov.net/