Tatimpagues të nderuar, ju mund të shfrytëzoni të drejtën tuaj për të korrigjuar gabimet eventuale, si:
– Ankesë ndaj faturës së Tatimit në Pronë
– Ankesë ndaj Certifikatës së vlerës së vlerësuar
– Ankesa dhe konteste tjera, si dhe
– Kërkesat për korrigjim të gabimeve të ndryshme
Kujdesuni të shfrytëzoni të drejtën tuaj deri më 31 maj 2022, në mënyrë që korrigjimet të kenë efekt brenda këtij viti.