Të nderuar tatimpagues, bazuar në Vendimin e MFPT-së, Nr 22/2022, ju njftojmë se shtyhen afatet kalendarike për kryerjen e obligimeve të tatimit në pronë.
Afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë zgjatet deri më 31 mars, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave ndaj faturës së tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara zgjatet deri më 31 maj 2022.
Afati për pagesën e këstit të parë të detyrimeve të Tatimit në Pronë zgjatet deri më 30 qershor 2022.