Përmes ndryshimeve të reja ligjore, zbritja për banimin primar është rritur në 30.000 € për vitin tatimor 2024. Në normë tatimore prej 0.15% kjo nënkupton 45.00 € më pak tatim për shtëpi apo apartament.
Për herë të parë, ligji parasheh edhe një zbritje nga tatimi në pronë për tokën bujqësore në vlerë prej 50.000 € nga vlera e vlerësuar, për vitin tatimor 2024. Në normë tatimore prej
0.15% kjo nënkupton 75.00 € më pak tatim për tokën tuaj bujqësore.
Për të përfituar nga këto dy zbritje, ju duhet të regjistroni pronën tuaj me numër personal.
Sjellni letërnjoftimin me vete në zyrën komunale të tatimit në pronë për t’u regjistruar.
Në mënyrë që të dini se prona juaj NUK është e regjistruar me numër personal ndiqni këto hapa:
HAPI 1. Provoni të shkarkoni faturën e tatimit në pronë në mënyrë elektronike shfrytëzoni
platformën: https://ekosova.rks-gov.net/
HAPI 2. Nëse në platformë nuk ju shfaqet fatura e tatimit në pronë, kjo nënkupton se prona juaj NUK është e regjistruar me numër personal, në këtë rast, ju lutem drejtohuni pranë Zyrës së Tatimit në Pronë në komunën tuaj.
Për të përfituar zbritjet për vitin 2024, ju duhet të regjistroheni më së voni më 30 Nëntor 2023.
Shihni gjithashtu të gjitha përfitimet e regjistrimit të pronës me numër personal në uebfaqen tonë: https://tatimineprone-rks.org/regjistrohu/regjistroni-numrin-tuaj-personal/