Tatimpagues të nderuar, ju inkurajojmë të shfrytëzoni të drejtën tuaj për korrigjimin e gabimeve eventuale, lidhur me të dhënat dhe obligimet tuaja sa i përket Tatimit në Pronë.
Ju mund t’i përmirësoni ato pranë zyrave komunale të Tatimit në Pronë, si:
• Gabime në shkrim apo në llogaritje.
• Gabime në lidhje me tatimpaguesin përgjegjës të njësisë së parcelës /objektit.
• Gabime në lidhje me sipërfaqen e njësisë së parcelës /objektit.
• Gabime në lidhje me klasifikimin e njësisë së parcelës /objektit.
• Gabime në lidhje me pikën e vendndodhjes e njësisë së parcelës /objektit.
• Gabime të tjera në regjistrat e tatimit në pronë.
Për dallim nga ankesat, kërkesat për korrigjim mund të paraqiten në çdo kohë të vitit.