Tatimpagues të nderuar, afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë, skadon me 30 qershor.
Po ashtu, rikujtojmë të gjithë ata që ende s’kanë pranuar faturën e tatimit në pronë përmes postës, mund ta tërheqin atë në zyrat komunale të tatimit në pronë.
Për kryerjen e obligimeve tuaja, njëkohësisht, ju mund të shfrytëzoni platformën elektronike e-Kosova, e cila ju mundëson shërbime të shpejta, të lehta dhe efikase.
Pas datës 30 qershor do të aplikohen gjoba në shumën 10% të këstit të parë, si dhe interesi 0.65% në muaj.