Nëse ende s’keni pranuar faturën, shërbehuni me platformën e-Kosova!

Të gjithë tatimpaguesit, që ende s’kanë pranuar faturën e tatimit në pronë përmes postës, mund ta tërheqin atë në zyrat komunale të tatimit në pronë.

Për kryerjen e obligimeve tuaja, njëkohësisht, ju mund të shfrytëzoni platformën elektronike e-Kosova, e cila ju mundëson shërbime të shpejta,  të lehta dhe efikase.

Po ashtu, me tërheqjen e faturës nga zyrat komunale, ju mund të shfrytëzoni mundësinë për ankesë,  korrigjimin e gabimeve, si dhe afatin për pagesën e këstit të parë.

Copy link
Powered by Social Snap